Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama në Skrapar: Amanet shokun tim e vëllain tuaj, Ilir Metën. Mos ta lëmë të përfundojë te çmendina e Vlorës

Rama në Skrapar: Amanet shokun tim e vëllain tuaj, Ilir Metën.

Në ditët e fundit të fushatës elektorale kryeministri Rama ishte në Skrapar. Në vendlindjen e presidentit, Rama në fjalimin e tij të takimit elektoral nuk la pa e përmendur zotin Meta.

“Ia kam thënë dhe Ilir Metës, kur kam parë kanionet atëherë. Ky vend është i bekuar nga Zoti. Është një vend që të vish dhe të jetosh në paqe më fëmijët. Sa vende të mrekullueshme janë në thellësi të Italisë, janë vende të mrekullueshme që jetojnë me agroturizëm, me mikpritje, me historinë.

Çfarë mungon këtu? Asgjë tjetër përveç bashkimit dhe ecjes përpara. Këtu kush ju vjen të thotë votoni LSI-në thojini që s’e njihni. Kush ka akoma ndonjë afeksion për të ta zbresë nga maja. Sikur të kishim pak raki këtu Nasip do kishim… do ta ngrija me shumë sinqeritet për shëndetin e Ilir Metës, për shëndetin e tij dhe familjes së tij patjetër.

Kam ngrënë bukë me ta nuk dua t’i shoh keq. Dhe një të dytë do ta ngrija për referendumin e Vlorës dhe Skraparit, që të zbresë Meta nga maja dhe t’i themi boll më se na turpërove. Faleminderit. Do kthehem përsëri shumë shpejt këtu, bashkë me Nasipin dhe Baba Takun se është hajmalia jonë. Amanet shokun tim dhe djalin e vëllanë tuaj Ilir Metën. Është mundësia e fundit për të kthyer për të mos e lënë të përfundojë tek çmendina e Vlorës”, tha Rama!/L.F-dritare.net