Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama: Në shkollat 9-vjeçare do të fusim edhe ushqimin e drekës!

Rama: Në shkollat 9-vjeçare do të fusim edhe ushqimin e

Kryeministri Edi Rama kryeministri Edi Rama, së bashku me kryebashkiakun Erion Veliaj dhe ministren Ogerta Manastirliu morën pjesë në përurimin e godinave 16 dhe 17 në Qytetin Studenti. Gjatë fjalës së tij, kryeministri zbuloi projektet e reja të Bashkisë së Tiranës. Rama tha se një nga projektet do të jetë nisma për ofrimin e ushqimit të drekës në shkollat 9-vjeçare.

“Do vëmë në jetë dhe projektin më të ri të përbashkët mes qeverisë dhe bashkisë që në shkollat 9-vjeçare të fusim edhe ushqimin e drekës. Dhe të krijojmë mundësinë për të pasur më shumë komunitet, në sensin më shumë jetë të përbashkët edhe sociale mes fëmijëve, për të pasur më shumë aktivitete që prindërit në momentin që lënë fëmijën në mëngjes në shkollë, të mos e kenë kokën mbrapa dhe të mos detyrohen pastaj, të merren vesh me njëri tjetrin, kush do e lërë punën për të shkuar për ta marrë fëmijën për ta çuar në shtëpi etj, etj, po të bëjnë punën e tyre me orë të plota dhe nga ana tjetër patjetër dhe për të lehtësuar nga pikëpamja financiare një pjesë të familjeve që nuk e kanë shumë të lehtë jetën e tyre të përditshme ekonomike”, theksoi kreu i qeverisë./K.C/dritare.net