Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama në Prishtinë, takohet me Limajn, Osmanin, Hotin dhe Kurtin

Rama në Prishtinë, takohet me Limajn, Osmanin, Hotin dhe Kurtin

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka shkuar ditën e sotme në Kosovë, për të dëgjuar dhe mësuar më shumë për aktakuzën e ngritur nga Gjykata Speciale ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe Kadri Veselit. Rama është takuar fillimisht me kryetarin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ku kanë biseduar për zhvillimet aktuale dhe mundësinë e koordinimit të veprimeve që duhet ndërmarrë si spektër politik në Kosovë.

Pas Limajt, u takua me kryetaren e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani.

Rama në Prishtinë, takohet me Limajn, Osmanin, Hotin dhe Kurtin

Pas Osmanit, bashkë me ministrin e Jashtëm Gent Cakaj, zhvilloi takim me homologun, Avduallah Hoti.

Rama në Prishtinë, takohet me Limajn, Osmanin, Hotin dhe Kurtin

Ndërsa pak çaste më parë ka shkuar te selia e Lëvizjes Vetëvendosje, ku po zhvillon takim me të parin e kësaj partie, Albin Kurti. Në takim pritet të marrë pjesë edhe anëtari i Kryesisë së VV-së, Glauk Konjufca./K.C/dritare.net