Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama në Malin e Tomorrit: Rruga historikisht e premtuar dhe asnjëherë e realizuar, më në fund po merr formë!

Rama në Malin e Tomorrit:  Rruga historikisht e premtuar dhe

Mali i Tomorrit, është një nga vendet më të vizituara në Shqipëri, në mënyrë të veçantë nga besimtarët bektashinj në pelegrinazhin e tyre të përvitshëm. Kryeministri Rama ishte sot së bashku me ministrin e Turizmit Blendi Klosin, për të parë nga afër investimet në infrastrukturë. Rruga historikisht e premtuar dhe asnjëherë e realizuar në dhjetra vite, shkruan kryeministri Rama në facebook, por merr formë dita-ditës më tej kreu i qeverisë tha se ky investim, jo vetëm që do të shkurtojë kohën e udhëtimit të vizitorëve por edhe do t’i hapë një perspektivë të re turizmit të kësaj zone.

Rama në Malin e Tomorrit:  Rruga historikisht e premtuar dhe

“Në krahasim me aksesin dhe mundësinë që krijon rruga për investime në agroturizëm dhe për shumë më tepër hapësirë për vizitorë dhe për turistë që kur të nisen të mos ta mendojnë 2700 herë se mos ngecin këtu, është akoma më e rëndësishme dhe është komplementare me atë pjesë që ka të bëjë me magnetin tradicional që ka vendi për të gjithë ata që janë besimtarë. Por përtej besimtarëve, - vijoi Kryeministri, - ky vend ka një tërheqje magnetike të jashtëzakonshme për natyrën dhe për mundësinë që në 360 gradë të shijosh këtë zonë të bekuar. Kështu që më vjen shumë mirë që ne arritëm ta finalizojmë këtë projekt.

Rama në Malin e Tomorrit:  Rruga historikisht e premtuar dhe

Patjetër duhet të ishte bërë më parë, ashtu si shumë nga gjërat që duhet të ishin bërë më parë, ose si shumë nga ato që bëjmë ne sot duhet të ishin bërë më parë, por nuk ishim ne më parë që mund t’i bënim gjërat me radhë. Tani rëndësi ka të vazhdojmë radhën e gjërave dhe të shtojmë kudo ritmin dhe të bëjmë ç’është e mundur që koha e humbur me dekada të fitohet sa më shpejt", tha kryeministri Rama./L.F-dritare.net