Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama në Madrid, takohet me juristët dhe gjyqtarët ndërkombëtarë

Rama në Madrid, takohet me juristët dhe gjyqtarët


Kyeministri Edi Rama është pritur sot nga Mbreti Felipe VI, në Pallatin Mbretëror Zarzuela në Madrid të Spanjës.

Kryeministri mori pjesë në ceremoninë e dhënies së Çmimit Universal Spanjoll “Espanol Universal Award”, një çmim prestigjioz ndërkombëtar që u jepet personave që kanë dhënë kontribut të rëndësishëm në promovimin dhe përmirësimin e kulturës, gjuhës dhe trashëgimisë spanjolle në mbarë botën.

Rama ka ndarë me ndjekësit disa foto nga pritja dhe takimi me anëtarët e bordit të “World Jurist Association”, organizata prestigjioze ndërkombëtare e juristëve, gjyqtarëve, akademikëve dhe profesionistëve të ligjit nga e gjithë bota.

"Madrid - Në mikpritjen e bukur edhe për nder të Shqipërisë, organizuar nga Madhëria e Tij, Mbreti Felipe VI, me anëtarët e bordit të “World Jurist Association”, organizata prestigjioze ndërkombëtare e juristëve, gjyqtarëve, akademikëve dhe profesionistëve të ligjit nga e gjithë bota, në vigjilje të nënshkrimit të marrëveshjes për organizimin e “World Law Congress Albania 2027”, Kongresit Botëror të Ligjit në vitin 2027, i cili do të mbahet në Tiranë e do të sjellë rreth 3 mijë juristë nga gjykatat supreme dhe sistemet gjyqësore të shumë vendeve të botës.", shkruan Rama./K.C/dritare.net