
Rama në konferencë me Hotin, zbulon dy aktivitetet e përbashkëta me Kosovën që do mbahen në vjeshtë
Dritare.net
Kryeministri Edi Rama, ka pritur sot në Tiranë homologun e tij kosovar, Avdullah Hoti, dhe tashmë po zhvillojnë një konferencë të përbashkët për media.
Në fjalën e tij, Rama ka zbuluar dy aktivitetet e përbashkëta mes Kosovës dhe Shqipërisë që do të zhvillohen në vjeshtë, në Shqipëri.
E para është për mbajtjen e mbledhjes mes dy qeverive në Shkodër dhe e dyta është mbledhja për herë të parë e kongresit të autoriteteve vendore.
“Kemi rënë dakord për një afat të ri për mbajtjen e mbledhjes në Shkodrë mes dy qeverive me shpresën se situata jo e lehtë lidhur me Covidin të na e mundësojë në gjysmën e dytë të shtatorit. Ashtu sikurse jemi dakordësuar për një tjetër event të rëndësishëm që do zhvillohet për herë të parë mes nesh, gjithmonë me shpresë që situata me Covidin do na e mundësojë këtë në tiranë në Pallatin e Kongreseve në nëntor, ku dëshirojmë që dy qeveritë tona të sponsorizojnë kongresin e parë të autoriteteve vendore, i cili ne dëshirojmë të kthehet në një kongres tradicional ku kryetarët e bashkive apo komunave, siç quhen në Kosovë, së bashku me skuadrat e tyre të mund të ndajnë praktikat e mira, sfidat e përbashkëta në adresimin e problemeve komunitare patjetër dhe potencialin e nismave të përbashkëta në fushën e qeverisjes vendore”, deklaroi Rama.

















