
Rama në bisedë telefonike me Bora Muzhaqin: LSI do t'i japim dërmën më 25 prill!
Dritare.net
Kryeministri Rama, tha se me 25 prill do t’i japin “dërmën” LSI-së. Në një bisedë telefonike telefonike me Bora Muzhaqin, kandidaten e PS-së për deputete në Tiranë, kreu i qeverisë tha se LSI-ja po shpërbëhet dhe se anëtarët e saj po i bashkohen disa PS-së e disa PD-së, pasi këta të fundit i kanë mbajtur peng me rroga e punë.
Rama: Bora si je? Si shkon puna?
Muzhaqi: Sapo mbarova një takim me studentët dhe po vazhdojnë atë mbështetjen e tyre, disa janë skeptikë dhe thonë pse të merrem me politikë, por e kuptojnë që fatet t e vendit nuk varen nga të tjerët.
Rama: Ç’më duhet politika? Të duhet thuaj se po nuk u more ti me politikë, merren të tjerët dhe merret politika me ty. Po në territor si po shkon?
Muzhaqi: Po shkon mirë, zona gri, edhe pse kanë ndonjë pakënaqësi, po e kuptojnë që puna duhet të vazhdojë dhe ka vetëm një zgjidhje, vetëm mandati i tertë është garancia për të ecur përpara me reformat.
Rama: Tani pakënaqësitë dhe mërzitjet janë legjitime, njerëzit duan e meritojnë më shumë, kanë të drejtë të ankohen, por ka vetëm një rrugë të vazhdojmë të ngjitemi me durim. Po këta ça bëjnë këta xhalajdurët e LSI-së, i sheh gjëkundi këta?
Muzhaqi: Nuk i shoh gjëkundi, duket që LSI-ja në Tiranë po humbet çdo ditë, edhe ndjekësit e tyre të dikurshëm të gënjyer me ndonjë vend pune, po e kuptojnë dhe nuk po merren më me LSI-në, e kuptojnë që nuk janë të majtë të vërtetë.
Rama: Një pjesë e tyre te PD-ja do kthehen se i kanë mbajtur peng me rroga e punë, pjesa tjetër është te ne, kush ka mbetur akoma nga këta të familjes tonë, duhet t’i integrojmë sa më shpejt dhe me 25 prill t’u japim dërmën./M.M-dritare.net

















