
Rama ndan videon nga Çajupi: Trans’humanca dhe isopolifonia, pasuri të UNESCO-s!
Dritare.net
Jugu i vendit tonë nuk të ofron vetëm detin e mrekullueshëm, por edhe malin. Çajupi është një destinacioni që është kthyer në trend vitet e fundit. Çajupi është zgjedhja e shumë turistëve që preferojnë malin më shumë se deti dhe shumë prej tyre janë të huaj.
Kryeministri ndau me ndjekësit e tij një video nga Mali i Çajupit, aty ku bëhen bashkë trans’humanca ose shtegtimi i bagëtive ndër kullota, nën zërat e isopolifonisë, të dyja pasuri të UNESCO-s. Rama shkruan se këto janë vlera të çmuara të kulturës sonë të cilat duhen përçuar ndër breza.
Kush shkon në Çajup pritet me isopolifoni dhe ngado të sheh syri veç gjelbërim dhe kullotat e bagëtive. Çfarë panorame përrallore!
Rruga për në Çajup është rrugë mali, po e shtruar dhe nga Gjirokastra nuk zgjat më shumë se 30 minuta. Rrugës po ndalove për çaj e rigon, më shumë vonon. Po kur arrin në atë fushë, mbi mal, zëre se ke arritur në parajsën e malësive jugore shqiptare.
Gazetarja Rudina Xhunga ishte në Çajup në maj të 2020-ës kur ende kishim kovidin nëpërkëmbë dhe solli për ndjekësit e dritareTV në reportazh të mrekullueshëm. Që pas atij reportazhi Çajupi është bërë vendi i preferuar i shumë turistëve, përfshirë këtu dhe personazhe publike.
Ndaj të sugjerojmë të shkosh në Çajup, ta bësh atë udhëtim dhe pastaj të na tregosh si ishte. Një gjë e dimë më siguri: kush e viziton njëherë Çajupin, jo vetëm që ia sugjeron miqve, por edhe rikthehet sërish./K.C/dritare.net

















