
Rama ndan shembullin e një fermeri në Shijak që ka mbjellë 2800 rrënjë arra: Burim pune e fitimi!
Dritare.net
Kryeministri Edi Rama, ka ndarë në facebook-un e tij, punën e një fermeri në Shijak. Astrit Rremilli, ka mbjellë në tokën e tij 2800 rrënjë arra ashtu sikurse parcela ishte mbjellë 100 vjet më parë. Por në vitet 90 tregon fermeri, arrat i shkulën. Ndaj në 2019, ka nisur t’i mbjellë sërish. Po kështu ai ka aplikuar në AZHBR për certifikatë organike.
“Duke pasur këtë certifikatë, unë jam më i besueshëm te konsumatorët”, tregon fermeri. Duke publikuar videon e tij, kryeministri Rama, shkruan krahas saj:
“Në rrënjët e familjes, 100 vite më pas, Astriti ka rikthyer në burim pune e fitimi tokën e trashëguar të familjes së tij. Nisma e një njeriu punëtor, ka vënë sot në funksion të ekonomisë familjare e të komunitetit, 2800 rrënjë arra, me mbështetjen e merituar nga AZHBR”, shkruan kreu i qeverisë./L.F-dritare.net

















