
Rama ndan pamjet nga Ura e Madhe e Kukësit: Vepra e munguar e Rrugës së Kombit!
E Hënë 3 Maj 2021, 19:07
Dritare.net
Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga Rruga e Kombit dhe punimet në Urën e Madhe të Kukësit mbi Drin. Kreu i qeverisë shkruan se ura është një vepër e munguar e Rrugës së Kombit.
“Vijon pa ndërprerje puna për veprën e munguar të Rrugës së Kombit, Urën e Madhe të Kukësit mbi Drin. Ura do te jete e varur në 310 m gjatësi dhe struktura e saj mbajtëse kryesore, do te jete një element mbresëlënës prej çeliku special, me hapësirë 270m dhe lartësi 50m”, shkruan Rama./L.Fdritare.net

















