Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama: Na vjen keq për BE, kanë nevojë për ndihmë!

Rama: Na vjen keq për BE, kanë nevojë për ndihmë!

Kryeministri Edi Rama ka folur për mediat pas zhvillimit të diskutimeve në samitin e BE-së, teksa në konferencë për shtyp u shfaq krah homologëve tëtij Aleksandër Vuçiç dhe Dimitar Kovacevski.

Rama nuk i kurseu kritikat nga Brukseli në drejtim të Bashkimit Evropian, ku tha se ‘Unioni’ ka probleme. Kryeministri tha gjithashtu se është diçka shumë shqetësuese që edhe sulmi i një pandemie në shkallë globale dhe një luftë kaq kërcënuese nuk kanë mundur t’i bëjnë bashkë se çfarë duhet bërë.

"Më lejoni të shpreh keqardhje të thellë për Bashkimin Evropian. Më vjen keq për ta dhe shpresojmë t’i ndihmojmë. U përpoqa të them disa gjëra në takim dhe do të ndaj me ju disa prej tyre. Michel na tha se kishim 3 minuta. Unë i thashë se mund të kishin qenë 3 sekonda nëse ata do të kishin mbajtur fjalën, por nuk e bënë, kështu që 3 minuta nuk ishin mjaftueshëm. Ne jemi këtu si miq në një shtëpi të ndarë. Është diçka shumë shqetësuese që edhe sulmi i një pandemie në shkallë globale dhe një luftë kaq kërcënuese nuk kanë mundur t’i bëjnë bashkë se çfarë duhet bërë. Sigurisht që ne kemi shumë për të bërë dhe unë mendoj që ne kemi bërë dhe bëmë për të mbështetur idenë e Presidentit Macron", tha Rama./M.K/dritare.net