Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama: Mjaft më, nga njëra anë me internet e ajfon dhe nga ana tjetër po vdesim për bukë!

Rama: Mjaft më, nga njëra anë me internet e ajfon dhe nga ana

Në një komunikim në facebook, kryeministri Edi Rama ka thënë se është e turpshme për ata që e provojnë shërbimin e urgjencës, vetëm për ta parë nëse është funksional.

Më tej Rama ka thënë se mjaft më, nga njëra anë me internet e ajfon dhe nga ana tjetër po vdesim për bukë.

“E turpshme të thonë që e provova, bëra një test për qejf. E pajustifikueshme që të gjithë njerëzit që telefonojnë, të ndeshen me përgjigjet e tipi, është kohë dreke, po fle gjumë, a nuk ju ka treguar kryeministri kur është orari i drekës, apo sa të bukur e paske zërin. Ju lutem, nuk është koha për këto, lërini vend atyre që kanë nevojë dhe mos përmbysnin as Facebook as komentet me halle kolektive, kur nuk jeni në atë hall, n ai lini ne që t’i zgjidhim sepse është një mbingarkesë e një natyre të jashtëzakonshme.

Mjaft më, nga njëra anë me internet e ajfon dhe nga ana tjetër po vdesim për bukë. Jemi në luftë, luftë reale që ka futur të gjitha shtet e botës në shtëpi. Nuk është bërë deti kosë, luftërat nuk vijnë që ne të vazhdojmë jetën normalisht, nuk vijën që të jetojmë, por të mbijetojmë, duke garantuar mbijetesën me të gjitha mjete në dispozicion. Nuk jemi, dhe asnjë shtet nuk është në pozitën që ta zbrazi arkën e shtetit në një muaj dhe pastaj të përfundojmë në një han të zi”, tha Rama ndër të tjera./ I.M-Dritare.net