Rama: Meta harroi të publikonte videon ku dilte vëllai i Monikës!
Dritare.net
Kryeministri Rama ka folur për presidentin Meta, pas takimit të këtij të fundit të zhvilluar pasditen e djeshme me biznesmenë, ku njëri prej tyre, Erion Mane, publikoi disa mesazhe, ku akuzonte Blendi Gonxhen se i kishte thënë që do ta ndihmonte, por i kishte bërë bllok, pasi i kishte parë statusin e “Facebook-ut”. Një një takim nga Njësia 5 në Tiranë, Rama tha se Meta nuk tregoi video që Blendi Gonxhe i kishte dërguar viktimës, ku del se vëllai i Monikës paska pasur një vend pëllumbash, ku cdo ditë i binin në duar vezë floriri, me paga që edhe vetë kontrollorët do i kishin tronditur.
"Basha nuk është lider, është pa karakter. Ilir Meta rendi atje për ta bërë lajmin e ditës në vazhdën e absurditeteve të tij. Kanë vetëm një qëllim, ta tensionojnë maksimalisht fushatën elektorale, të nxisin përplasje, të stimulojnë sherre e ndasi. E patë dje, nxori atje një dordolec, e nxori si viktimë të survejimit dhe tregoi medemek faktet, po cilat ishin faktet. Faktet ishin ato që mua më bëjnë krenar, që ne kemi drejtues si Blendi Gonxhja, të cilët iu thonë atyre që kanë hall ‘nuk ke nevojë, se unë jam këtu për ty’, ju ofrojnë mbështetje. Ju e patë të gjithë komunikimin, ai është komunikimi që kam kërkuar dhe që e kërkoj përditë në të gjitha institucionet. Ah sikur të ishin të gjithë ashtu, as sikur gjithë përgjegjësit e zyrave të ishin ashtu. Ajo që Ilir Meta nuk tregoi në atë komunikim ishte video që Blendi Gonxhe i kishte dërguar viktimës, ku del se vëllai i Monikës paskej pasur një vend pëllumbash, ku cdo ditë i binin në duar vezë floriri, me paga që edhe vetë kontrollorët do i kishin tronditur", tha Rama./M.M-dritare.net