Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama: Meta e ka bërë mirë punën e tij që nga fillimi i luftës

Rama: Meta e ka bërë mirë punën e tij që nga fillimi i

Kryeministri i vendit, Edi Rama në një intervistë për gazetarin, Lutfi Dervishi në TVSH ka thënë se, kreu i shtetit, Ilir Meta e ka bërë punën e tij qëkur ka shpërthyer lufta me koronavirusin.

“Me Presidentin kemi dakordësi për një arsye shumë të thjeshtë që Presidenti qysh se ka filluar lufta ka bërë detyrën e tij, ka thënë gjërat e duhura për njerëzit, ka ndihmuar me sa ka pasur mundësi dhe faktikisht përtej asaj që është filmi i ndërprerë nga lufta nuk kam absolutisht asgjë për të mos qenë në dakordësi me Presidentin për sa i përket luftës.

Është fatkeqësi kombëtare që edhe në këtë luftë të vazhdojë avazi i vjetës dhe pllaka e gramafonit të mos ndryshojë. Është fatkeqësi kombëtare, është taksirat i këtij populli dhe këtij vendi.

Fatkeqësisht, përsëri edhe një herë tjetër kur gjendet përpara nevojë për t’i folur popullit nga mikrofoni, qoftë ai, qoftë partia e tij janë një katastrofë, një katastrofë.",- tha Rama./K.C/dritare.net