Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama: Meta dhe opozita të lënë komitetet e shpëtimit dhe të ulemi!

Rama: Meta dhe opozita të lënë komitetet e shpëtimit dhe

Kryeministri Edi Rama, pas deklaratave të presidentit, ka mohuar se ky i fundit i ka dorëzuar platformë siç tha Meta. Ai u bën thirrje presidentit dhe opozitës të ulen së bashku për të diskutuar.

Presidenti nuk më ka dorëzuar asnjë platformë, por jam gati të ulem në çdo moment me të, me opozitën brenda/jashtëparlamentare e me partnerët e Reformës në Drejtësi, që t'i vëmë pikat mbi "i" të gjitha pikave të të gjitha palëve në shqip/anglisht, se teatri ra, iku e na la????

Presidenti t'i lerë apelet natën për 20 burra e ditën për 11 pika! Opozita t'i lerë ultimatumet trupore e sharjet fëminore! Të dy bashkë ta lenë teatrin e mbledhjeve të komitetit të shpëtimit, se Shqipëria, parlamenti, qeveria, s'kanë kohë të luajnë "e ka kush e ka" dezhurnin”./L.F-dritare.net