Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama mesazh shqiptarëve: E di që keni pakënaqësi, por mos harroni çfarë kemi hequr!

Rama mesazh shqiptarëve:  E di që keni pakënaqësi, por mos

Kryeministri Edi Rama e ka nisur këtë javë me një videomesazh për shqiptarët. Ndërsa shfaqet nga kantieri i punës te ish-sheshi “Shqiponja”, kryeministri Rama kujton të gjitha arritjet e qeverisë. Rama thotë se pavarësisht pengesave të shumta, qoftë nga tërmeti, pandemia apo politika, ata ia kanë dalë të ecin përpara.

“Kemi marrë goditje të rënda dhe jemi përballur me sfida të mëdha. E di që disa prej jush janë të pakënaqur që nuk janë përmbushur të gjitha pritshmëritë e këtij mandati të dytë. As unë s’jam i kënaqur. Jo sot, por asnjëherë. Por të mos harrojmë çfarë kemi hequr, në çdo hap në këto kohë kaq të mallkuara. Paga minimale është rritur, me 1/3, plot 36 % që nga fillimi i punës në drejtimin tonë. Bluzat e bardha dhe mësuesit paguhen sot shumë më mirë. Taksa për afro 100 mijë biznese të vogla që është bërë zero. Kantieret e ndërtimit janë më të shumta se asnjëherë tjetër nëpër të gjithë Shqipërinë. Ka nisur aplikimi për naftë pa taksa për 70 mijë fermerë të regjistruar. Pavarësisht krizave reale dhe të thella, nga tërmeti deri te pandemia dhe pengesave artificiale e të shumta nga politika ne kemi vazhduar të shkojmë përpara. Për të gjithë ata që duan të punojnë, jo të flenë apo të shikojnë me sy hapur ëndrra që i kanë zhgënjyer shqiptarët më shumë sesa njëherë, nuk ka kohë për pushim.”,- thotë Rama./K.C/dritare.net