
Rama mesazh Diasporës: Vota e çuar diku tjetër, një gur i hedhur në kënetën e një opozite bretkosash
Dritare.net
Kryeministri Edi Rama ka publikuar në Facebook një videomesazh nga takimi i një dite më parë me të rinjtë. Rama i bën thirrje Diasporës që të regjistrohet për të votuar në zgjedhjet parlamentare 2025. Rama thotë se një votë e hedhur për të tjerët është një gur i hedhur në lumë.
“Nëse nga sot në 100 ditë, votave të shqiptarëve të Shqipërisë do t’u shtohen për herë të parë edhe votat e shqiptarëve të Evropës dhe botës kjo do të thotë se ne luftuam, duruam, por në fund bëmë këtë që premtuam, dhe kush ndër ta mendon se ne ia ngritëm kokën Shqipërisë në Europë dhe botë duhet të duhet të regjistrohet pa humbur kohë që me votën e vet për PS të investojë për rritjen e mëtejshme të prestigjit të këtij vendi dhe të bëjë të mundur që fëmijët e sotëm të jenë qytetarë kryelartë dhe të barabartë mes të barabartësh në familjen e bashkuar evropiane. Kush na ndjek nga jashtë vendit në këtë moment, duhet ta ketë parasysh se afati i fundit i regjistrimit si zgjedhës nga aty ku janë është data 4 mars, mos e lini për ditën e fundit, por futuni në faqen e KQZ dhe regjistrohuni për të votuar në 11 maj dhe mos e vini kurrë në dyshim: vota e çuar diku tjetër është një gur i hedhur në ujë, në kënetën e një opozite bretkosash, e cila ka në krye një buf kënete”, tha Rama./K.C/dritare.net

















