Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama me syrin e piktorit/ Ja çfarë thotë për rrugën e re në Berat!

Rama me syrin e piktorit/ Ja çfarë thotë për rrugën e

Kryeministri Edi Rama, ndodhet sot në Berat. Ai ka parë nga afër investimet për infrastrukturën rrugore që po bëhen në qytet.

"Rruga e re do të lidhë Kalanë e Beratit, për automjetet dhe do të çlirojë përfundimisht prej tyre rrugën këmbësore deri lart, sjell një standard e një cilësi krejt të re shërbimi transporti për vizitorët e turistët, që në rritje të vazhdueshme vijnë drejt kësaj pasurie magjepsëse të Trashëgimisë sonë Kulturore", shkruan Rama në facebbok.

Si një piktor, kryeministri i sugjeron inxhinierëve që i prezantojnë kreut të qeverisë projektin, që të kujdesen edhe për pamjen vizuale, përtej rrugës.

"Shikoni edhe këto muret, sepse kjo është rrugë turistike. Të suvatohen apo të lyhen me të bardha, që të mos jenë kështu si mure të Bathores së viteve ’90.’’

Po kështu po investohet në një tjetër rrugë, e cila nuk ka ekzistuar më parë, për të lidhur me rrugën hyrëse të qytetit një pjesë të fshehur të lumit. Përmes kësaj rruge që u shërben banorëve e vizitorëve, lehtësohet trafiku ku është më prezent gjatë sezonit turistik./L.F-dritare.net