
Rama: Marrëveshja me Italinë për pensionet, drejt përfundimit!
Dritare.net
Kryeministri Edi Rama në një deklaratë të përbashkët me zv.kryeministrin italian, Antonio Tajani, tha se marrëveshja me Italinë për pensionet për emigrantë po shkon drejt përfundimit.
Rama tha se kjo marrëveshje do t’i ndihmojë tepër shqiptarët që jetojnë dhe punojnë në Itali jo vetëm nga pikëpamja financiare dhe pikëpamja sociale.
“Ka shqiptarë që janë në Itali prej vitesh kontribuojnë në zhvillimin e ekonomisë Italinë dhe kemi kuptuar shumë mirë që marrëveshja për pensionet po arrihet pothuajse. Kemi fituar premtimin solemn nga zv.kryeminsitri, që kjo pikarritje nuk do të jetë një pikënisje tjetër, siç ndodh shpeshherë në anët tonë.
Shqiptarët e shumtë që punojnë kontribuojnë në Itali më në fund do të ngrenë dolli për lavdinë e Republikës italiane dhe ta falënderojnë këtë qeveri sepse më në fund do të çojë deri në fund këtë nismë shumë të rëndësishme, jo vetëm nga pikëpamja financiare por edhe nga pikëpamja sociale, e respektit dhe dinjitetit të punës së njerëzve”, tha Rama./M.K-dritare.net

















