
Rama: Lezha, shembulli që duhet të ndjekin qytetet e tjera!
Dritare.net
Për kryeministrin Rama por edhe ministren Kumbaro, Lezha është shembulli që duhet të ndjekin bashkitë e tjera, për pastërtinë e qytetit. Kryeministri u shpreh se në Lezhë nuk gjen asnjë letër të hedhur në tokë.
"Ne do vendosim një duhet të veçantë për bregdetin, në bashkëpunim me bashkitë dhe krerët e bashkive, do të ndajmë barrën, një pjesë do e mbajë bashkia, një pjesë do e mbështesë qeveria, por edhe nëse bëjmë këtë, nëse krerët e bashkive nuk bëjnë të gjithë atë që bën kryetari i bashkisë së Lezhës, problemi nuk do zgjidhet. Shkoni në Lezhë dhe bëni një xhiro dhe gjeni një copë letër. Nuk është rastësi që bashkia e Lezhës ka buxhetin më të madh të vendosur nga vetja që do të thotë se ka respektin që fillon nga pastërtia", tha Rama./L.F-dritare.net

















