Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama: Kush ka vizion e ambicie nuk ka nevojë të ikë jashtë, këtu fiton më shumë

Rama: Kush ka vizion e ambicie nuk ka nevojë të ikë jashtë,

Kryeministri Edi Rama inspektoi sot fabrikat e reja në Vorë dhe Kashar. Gjatë një bashkëbisedimi me një sipërmarrës nga Tepelena, Rama u shpreh se kush ka vizion dhe ambicie nuk ka nevojë të ikë jashtë shtetit sepse këtu fiton më shumë.

Rama: Gjëja tjetër që ne mund t’ju ndihmojmë është që t’ju hapim rrugën e tregut në Lindjen e Mesme.

Sipërmarrësi: Është një synim, se ne jemi njohur me tregun. Na kanë ardhur informacion nga Dubai. E kërkojnë shumë mishin edhe në origjinën e kemi nga Tepelena.

Rama: Ju jeni mishngrënës të lindur, por çështja është që gjithë zinxhiri tani këputet, sepse këtu nuk ka akoma standarde të tilla. Në momentin që vijnë këtu dhe shikojnë dhe marrin garancinë, dmth çfarë paguajnë do marrin. Këto janë fabrika të një gjeneratë tjetër sepse krijon premisa për të pasur kampionë këtu. Ne duhet t’ju vazhdojmë t’ju mbështesim dhe ju mbështesim. Është e rëndësishme që përmes këtyre jepen shembuj që kush ka vizion, ambicie nuk ka nevojë të ikë jashtë shtetit sepse këtu fiton më shumë se jashtë shtetit./K.C/dritare.net