Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama kritika ndërtuesve: Unë e shoh me detaje

Rama kritika ndërtuesve: Unë e shoh me detaje

Kreu i qeverisë Edi Rama, dhe Ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj, dhe kryetari i Bashkisë së Shijakut, Elton Arbana kanë qenë në Maminas ku i kanë dorëzuar çelësat e shtëpisë një të moshuare që i është prishur shtëpia nga tërmeti vitin e kaluar.

Rama nuk ka lënë pa kritikuar edhe ndërtuesit, ndërsa duke parë projektin me detaje, edhe me syrin e një artisti ai ka pasur vërejtje edhe për ngjyrat.

Pjesë nga diskutimi:

Arbana: Zonja është e ve dhe invalide. Dhe duke ju referuar edhe vendimit të Këshillit Bashkiak që kemi në sistemin e pikëzimit kemi nisur shtëpinë e parë për zonjën.

Rama: Ndërtuesi kush është? Ju jeni firma. E para ato ullukët nuk lihen që të rrjedhin aty. Ato duhen përfunduar me rrjedhje siç është projekti dhe e dyta unë jam bojaxhi, mungon një element i projektit.

Projekti ka një thyerje me ngjyrë. Jemi dakord, të them akoma apo i dini vetë detajet e tjera, se shoh edhe detaje.

Bukur shumë janë por ullukët të shkojnë sipas projektit, që të mos bjeri ujë atje sikur po bien gjyma nga çatia edhe ngjyrën./ I.M-Dritare.net