
Rama: Këtë mëngjes shpreh respekt në nder të dëshmorëve të atdheut!
E Mërkurë 5 Maj 2021, 08:08
Dritare.net
Mëngjesin e sotëm kryeministri Rama ka përshëndetur nisjen e ditës me një foto të monumentit që ndodhet në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit. Jo më kot, pasi sot është 5 Maj, dita përkujtimore e dëshmorëve të vendit, që prej ditës që u vra Qemal Stafa, i riu komunist aktivist i luftës Nacional Çlirimtare.
Në nderim të kujtimit të të rënëve për lirinë e vendit çdo vit në Varrezat e Dëshmorëve kryhen homazhe nga krerët më të lartë të shtetit shqiptar./dritare.net

















