Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama: Kam reflektuar, do të marrim projektin origjinal të teatrit të vjetër dhe do ta rindërtojmë!

Rama: Kam reflektuar, do të marrim projektin origjinal të teatrit

Kryeministri, Edi Rama tha sot se ka reflektuar sa i përket çështjes së Teatrit Kombëtar. Rama tha se, do të marrin projektin origjinal të teatrit dhe do t’ua rikthejnë jo aleancës, jo artistëve apo politikanëve, por fëmijëve. Kryeministri thotë se, ky projekt nuk do të rindërtohet aty ku ishte, por diku tjetër. Sipas Ramës, në këtë godinë të re do të shkojnë vetëm fëmijët dhe mësuesit për të mësuar konkurset muzikën dhe artin.

“Gjysma e lajmit është që meqë godina e arkitektit italian nuk u ndërtua kurrë, dhe meqë këta as duan t’ia dinë për godinën. Ka njerëz që më kanë bërë të reflektoj. Për një boshllëk apo lëndim. Dhe mbase i ka ardhur nga ajo që …
Ne do e marrim projektin origjinal dhe do ua rikthejmë, jo Aleancës, jo artistëve politikanë dhe politikanëve artistë por do ua rikthejmë fëmijëve si pjesë e një programi më të madh dhe do e kemi mes nesh. Jo aty. Për më shumë do e shikoni pelegrinazhin. Do shkojnë vetëm fëmijët dhe mësuesit e tyre për të mësuar konkurset, muzikën, artin. Për të mësuar çfarë ka qenë Tirana. Madje këta kur të marrin vesh se ka qenë në vend tjetër nuk kanë për të shkuar.”,- tha Rama./K.C/dritare.net