Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama: Kam bërë 22 padi, tufat e letrave do t’ia lë Zahos

Rama: Kam bërë 22 padi,  tufat e letrave do t’ia lë Zahos

Kryeministri i vendit, Edi Rama ndërsa njofton vendimin për të tërhequr padinë ndaj ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, tregon se, ka edhe 22 gjyqe me figura të tjera politike. Ai shprehet se, nuk i ka bërë kurrë publike këto padi, por do të ketë mundësinë që t’i lërë djalit të vogël, Zahos disa fletë, që ta ndihmojnë kur të rritet për të shpjeguar lajmet që do t’i dalin në Google kur të kërkojë emrin e tij.

“Unë kam 22 padi për shpifje që ta dini, kjo padi që kam bërë këtu për Ramushin ka bërë shumë zhurmë se është jo e zakonshme, por janë 22 të tilla me figura politike që unë i kam në proces, s’janë bërë publike, si kam bërë për t’i bërë publike por dua të kem mundësinë që djalit tim të voglit, t’ia lë një tufë fletësh që t’i ketë dhe që ta ndihmojnë të kuptojë si mund ti shpjegojë e interpretojë lajmet e pafundme që do ndeshë kur të hyjë në Google e të shkruajë “Edi Rama, im atë” e do lexoje për një monstër të të gjitha të zezave të imagjinueshme e të paimagjinuesjhme. Mund mos ta ketë mundësinë të mos më pyesë mua vetë, nuk e dimë, jetës nuk i dihet. Kjo është arsyeja pse kam 22 gjyqe e do vazhdoj të bëj, i përzgjedhim jo me të gjithë.”, tha Rama./K.C/dritare.net