Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama jep më në fund një afat: Ja kur mund të përmirësohet situata në vend!

Rama jep më në fund një afat: Ja kur mund të

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë me gazetarin Mustafa Nano, pak më parë, është shprehur se ky muaj do të jetë vendimtar për pandeminë e koronavirusit në Shqipëri. Sipas kreut të qeverisë, ka gjasa që situata të përmirësohet në fund të muajit prill, por vetëm nëse masat e marra do të zbatohen.

“Hapja do të vijë pas rënies së kurbës së pikut. Ka një moment që duhet pritur kur ajo kurbë arrin pikun dhe kur ka tendencë zbritëse konstante atëherë mund të fillohet të hapemi pak nga pak. Besoj që prilli do jetë vendimtar në çdo aspekt për ne. Nëse shqiptarët do jenë kaq bashkëpunues dhe po kaq respektues të rregullave ne mund të shohim dritë në fund të tunelit në fund të prillit”, tha Rama./L.F-dritare.net