Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama jep lajmin e madh për emigrantët shqiptarë në Greqi!

Rama jep lajmin e madh për emigrantët shqiptarë në Greqi!

Pas një shqetësimi të ngritur nga një qytetar për njohjen e viteve të punës në Greqi, kryeministri Edi Rama njoftoi se janë ngritur grupe negociatore dhe kanë nisur bisedimet me Athinën për të arritur njohjen e pensioneve, siç është bërë më parë me Italinë.

Rama theksoi se ky është një problem i madh për qytetarët që kanë punuar jashtë, sidomos në Greqi, pasi kur kthehen dhe shohin pensionin, shpesh habiten nga shumësia e ulët. Ai sqaroi se një nga arsyet kryesore është se gjatë viteve ’90 shumë shqiptarë punuan jashtë vendit, duke lënë fondin e pensioneve të dobët.

“Gjeneratat që punojnë sot kontribuojnë për të siguruar pensionet e atyre që janë tashmë në pension. Kjo krijon një boshllëk të madh,” tha Rama, duke shtuar se përmes njohjes së pensioneve me Greqinë, do të kompletohet një pjesë e rëndësishme e mozaikut të zgjidhjeve, ashtu siç u arrit më parë me Italinë.

Ai shprehu shpresën se bisedimet me Greqinë do të përfundojnë me sukses, edhe pse sfida është më e madhe për shkak të numrit të madh të qytetarëve të përfshirë dhe mundësive më të kufizuara të vendit fqinj./K.C/dritare.net