
Rama ka disa lajme të mira për fermerët!
Dritare.net
Kryeministri i vendit, Edi Rama ka dhënë disa lajme të mira për fermerët shqiptarw. Rama shkruan në Facebook se, buxhetit të shtetit do t'i shton edhe 400 milionë lekë subvencione për fermerët që kanë aplikuar për fonde. Sipas Ramës, 95% e aplikantëve do ta marrin subvencionin përmes e-albania. Ai gjithashtu thotë se, do të ketë vaksinim falas të bagëtive për sëmundjen e brucelozës. Mes lajmeve të mira është edhe punësimi i 400 veterinerëve të rinj.
"LAJME TË MIRA PËR FERMERËT
+ 400 milionë lekë shtesë nga buxheti i shtetit subvencione për fermerët që kanë aplikuar për fondet e Skemës Kombëtare.
95% e aplikantëve në https://e-albania.al/ do të marrin subvencionin.
Vaksinim falas të bagëtive për sëmundjen e brucelozës.
400 veterinerë të rinj do të punësohen në Shërbimin Veterinar, pjesë e riorganizimit të ri në këtë shërbim të rëndësishëm lidhur me sigurinë ushqimore.", shkruan Rama./K.C/dritare.net

















