
Rama: Ja si i njoh unë Agron Nezën dhe Dorian Duçkën!
E Mërkurë 25 Janar 2023, 18:06
Dritare.net
Gjatë një prononcimi për gazetarët kryeministri Edi Rama foli për herë të parë për njohjen e tij me ish-zyrtarët shqiptarë Agron Neza dhe Dorian Duçka, të cilët janë përfshirë në dosjen e ish-agjentit të kundërzbulimit të FBI-së, Charles McGonigal.
“Fola për zotin Agron i cili e përsëris vjen nga Lëvizja Demokratike, shumë i afërt i të ndjerit Azem Hajdari, fis me Besnik Mustafajn, njerëz të nderuar, të cilIn nuk e kam njohur më përpara asnjëherë, nuk kam shkëmbyer as letra, as interesa dhe asnjë gjë tjetër dhe e kam takuar vetëm në prani të zyrtarit të FBI-së. Personi tjetër ka qenë zv.ministër i Energjitikës në koalicionin e vitit 2013 dhe më pas ka punuar për një farë kohe për mua pa pagesë”, tha Rama./K.C/dritare.net

















