Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama: Ja ndihma e qeverisë për Transportin Rrugor!

Rama: Ja ndihma e qeverisë për Transportin Rrugor!

Kreu i qëverisë Edi Rama, përmes një njoftimi në facebook, ka thënë se qeveria ka ndihmuar me një vendim të fundit sektorin e Transportit Rrugor të Udhëtarëve.

Rama thotë se më shumë se 5,191 Paga Lufte janë dhënë për punonjësit dhe të larguarit nga puna për Qershorin 2020!

Postimi i Ramës:

Kryeministri Rama ne Facebook:

Ti Nuk Do Jesh Kurrë Vetëm

SOLIDARITET për sektorin e Transportit Rrugor të Udhëtarëve për lehtësimin e pasojave nga vonesa e detyruar e nisjes së aktivitetit në muajin qershor

QEVERIA SHQIPTARE miraton:

+5,191 Paga Lufte për punonjësit dhe të larguarit nga puna për Qershorin 2020!

Efekti financiar prej 134,966,000 Lekë mbulohet nga fondi rezervë i DPSHTRR!

Falë mirëadministrimit, rezultateve rekord të 2019-ës dhe përgjegjësisë shembullore sociale të DPSHTRR-së, mundësohet mbështetja e dytë për sivjet nga DPSHTRR për sektorin e transportit të udhëtarëve me autobus (pas kompensimit të taksës vjetore TVMP)/ I.M-Dritare.net