Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama ironizon deputetin e PD-së: Mora vesh se Dash Sula u arratis!

Rama ironizon deputetin e PD-së: Mora vesh se Dash Sula u arratis!

Kryeministri Edi Rama nuk ka lënë pa komentuar mëngjesin e sotëm në rubrikën e ‘Sy më sy’ dhe ikjen e deputetit të Partisë Demokratike për Qarkun e Elbasanit, Dashnor Sula. Rama ka thënë se tribuna e kënetës sipas tij e ka poshtëruar Sulën.

‘Ndërkohë që Dash Sula që nuk ka lënë gjë pa bërë për një karrige u la në det të hapur dhe mesa mora vesh u arratis sepse nuk e përballoi dot këtë poshtërim që i bëri këneta dhe vazhdon të besoj se Shqipëria Bëhet. Në fund ditës Dash Sula është gjel deti i Peqinit. Papajtueshmëria me ujin e kënetës.’-tha Rama./E.P-dritare.net