Rama inspekton punimet në Laç: Larg qoftë tërmet tjetër tani
Dritare.net
Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj dhe kryebashkiakja e Kurbinit, kanë inspektuar lagjen e re të Rindërtimit në Laç, në kantierin që ka nisur pas tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit.
Projekti që po merr jetë është i financuar nga qeveria turke, ndërsa kompania turke që po e ndërton i ka garantuar Ramës se pallatet për këtë zonë është që të përballojë një tërmet prej 9 ballësh të shkallës Rihter.
Rama ka zbuluar edhe bisedën që ka bërë disa ditë më parë me Presidentin turk, Erdogan në Turqi.
Edi Rama: Isha me Presidentin përpara, në Presidencën e tij në Marmaris. Ai interesoht herë pas here në fakt, edhe shumë i kënaqur që puna ka filluar intensivisht.
Inxhinieri turk: Ky është një projekt që përballon një tërmet 9 ballë. Dhe ne po e bëjmë edhe shpejt, edhe me cilësi, për këtë të keni besim.
Edi Rama: Larg qoftë tërmet tjetër tani, por ne do e bëjmë më të fortë, më të bukur, më cilësore./ I.M-Dritare.net