
Rama inspekton punimet në Fakultetin e Studimeve Profesionale në Durrës!
Dritare.net
Kryeministri Edi Rama ishte sot në kantierin e Fakultetit të Studimeve Profesionale, që po ndërtohet nga themelet në Universitetin "Aleksandër Moisiu".
Fakulteti do të ketë 30 auditorë, 15 laboratorë shkencorë, salla konferencash, terrene sportive, pishinë dhe park.
I shoqëruar edhe nga Ministria e Arsimit Ogerta Manastirliu, Rama u shpreh se studentët që do të akomodohen në këto godina do të paguajnë një qira më modeste.
‘Ne e kemi diskutuar që të ndërtojmë një program të veçantë për rezidencat e studentëve sepse është më mirë që ti bëjë qeveria në bashkëpunim me bashkinë dhe më një qira që është shumë më modeste. Ka edhe disa gjëra që kanë mbetur edhe pse rindërtimi është mbyllur, sepse ka disa familje që s’kanë aplikuar në kohë. Por, këtu duhet një arkitekt që të bëjë një masterplan të plotë sepse këto janë bërë në kohë të ndryshme dhe do të jetë një gjë spektakolare’, tha ai.
Nga ana tjetër ministria e Arsimit Ogerta Manastirliu, tha se ky investim do të ndryshojë cilësinë e mësimdhenies në studimet profesionale.
‘Jemi në një fazë të avancuar të punimeve në këtë fakultet që ka marr vlerën e vet pasi numri i studentëve është në rritje çdo vit. Do të ndryshojë rrënjësisht cilësinë e mësimdhënies në studimet profesionale sepse do të ketë 30 auditore’, tha Manastirliu./E.P-dritare.net

















