Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama i uron ditëlindjen kryeinfermieres së Infektivit: Edhe sot duke shpëtuar jetë në rrezik!

Rama i uron ditëlindjen kryeinfermieres së Infektivit: Edhe sot duke

Kryeministri, Edi Rama i ka uruar ditëlindjen kryeinfermieres së Infektivit, e cila është në vijë të parë të lutës me Covid-19. Rama shkruan në Facebook, se edhe ditën e saj të lindjes, Merita po e kalon duke u shërbyer të infektuarve me virus.

“Edhe 100 Merita!

Në këtë të premte, që shënon ditën e saj të lindjes, Merita Sefa, Kryeinfermierja e Përgjithshme e Spitalit Infektiv Covid1, ndodhet në vijën e parë të betejës për të shpëtuar me gjithsej energjitë dhe përpjekjet njerëzore, sa më shumë jetë në rrezik.

Është kënaqësi për mua si Kreu i Qeverisë, që t’i uroj këtë ditë të veçantë një prej heronjve të mjekësisë, që e kanë bërë natën ditë, duke sakrifikuar shumë nga e përditshmja e tyre, për t’u shërbyer në çdo orë, pa pushim e pa kursim, me një dedikim të admirueshëm, pacientëve me Covid-19”/K.C/dritare.net