Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Meta e akuzoi për hidrocentralet, Rama: Mbi Vjosë nuk do të ndërtohen hidrocentrale!

Meta e akuzoi për hidrocentralet, Rama: Mbi Vjosë nuk do të

Kreu i qeverië Edi Rama, ka reaguar ndaj Presidentit Ilir Meta, i cili tha më herët sot se "E ardhmja e Vjosës nuk mund të jetë kurrsesi shkatërrimi i saj përmes ngritjes së hidrocentraleve, por vetëm shpallja si Park Kombëtar, që do të sillte impakt pozitiv e zhvillim të qëndrueshëm për zonën dhe komunitetin e mrekullueshëm të saj, për sot dhe gjeneratat e ardhshme."

Rama thotë se hidrocentralet mbi Vjosë janë imagjinare dhe nuk do të ndërtohen.

Statusi i Ramës:

Jam dakord me Ilir Metën që e ardhmja nuk është shkatërrimi, po sa mirë do kishte qenë sikur ta kishte mbrojtur Valbonën nga shkatërrimi kur ishte zv.shef i qeverisë së Saliut, siç mbron sot Vjosën nga rreziku imagjinar i hidrocentraleve që nuk do të ndërtohen!

Qeveria jonë e ka shpallur Park Kombëtar Vjosën e lartme. Ministria jonë e Mjedisit ka refuzuar zyrtarisht të japë leje për projekte HEC-esh në Vjosën e poshtme që do të integrohet me Parkun! Vala shkatërruese e qeverisë së vjetër mbi lumenjtë në tërësi është zmbrapsur ka kohë!/ I.M-Dritare.net