Rama: I paharruar përjetë kujtimi i viktimave të Holokaustit!
E Premte 27 Janar 2023, 11:11
Dritare.net
Në ditën përkujtimore të viktimave të Holokaustit, në kampet e përqëndrimit nazist, ku u torturuan dhe mbetën viktima mijëra hebrenj, ka reaguar dhe kryeministri Edi Rama përmes një postimi në facebook.
“I paharruar përjetë kujtimi i viktimave të Holokaustit. Dita Ndërkombëtare e Holokaustit për reagimin ndaj të cilit Shqipëria ka vendin e nderit në historinë e Luftës së Dytë Botërore”, shkruan Rama./A.ZH-dritare.net

















