
Rama i kërkon ministrit të Jashtëm italian njohjen e patentave shqiptare: Kanë mbetur në korridoret e burokracisë!
Dritare.net
Kryeministri Rama ka zhvilluar ditën e sotme një vizitë në Bari të Italisë, dhe gjatë një interviste të përbashkët me ministrin e Jashtëm italian, Luigi Di Maio dhe presidentin e rajonit të Pulias, Michele Emiliano, ka theksuar se 500 mijë shqiptarë jetojnë dhe punojnë në Itali.
“Uroj që ne mund të jemi në lartësinë e kësaj miqësie. Uroj që të mos keni nevojë kurrë për ne, por nëse do të keni ne do të jemi aty. Të nderuar që jemi në krahun tuaj. Janë gjysmë milioni shqiptarë që sot jo vetëm jetojnë, punojnë por edhe kontribuojnë në ekonominë italiane. Janë rreth 50 mijë sipërmarrjet e krijuara nga shqiptarë dhe janë mijëra të rinj që studiojnë në universitetet italiane. Duke qenë se italishtja është si gjuhë e dytë e jona, janë gjithmonë përpara studentëve të tjerë të huaj. E gjithë kjo është bërë e mundur falë asaj që thashë, disponueshmërisë që i ka rrënjët në historinë dhe shpirtin italian. I këshilloj Luigit të merret me patentat e shqiptarëve sepse kanë ngecur në korridoret e burokracisë italiane dhe duhet të nxirren që të drejtojnë normalisht, sepse si italianë dhe ne jemi të kujdesshëm të ngasim pa patenta”, ka thënë Rama./M.M-dritare.net

















