Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama: Hipokrizi e madhe që doni të çoni rrogën në jetimore! Vendosni pagë minimale për deputetët e ministrat!

Rama: Hipokrizi e madhe që doni të çoni rrogën në

Deputeti i opozitës Dashnor Sula tha se shtesën e pagës që do të merrte do e çoje për Shoqatën e jetimëve në Peqin, një premtim që kryeministri Rama në fjalën e tij e quajti hipokrizi. Në përgjigje të tij, Rama i ka sfiduar duke thënë se mund të vendosin pagë minimale për deputetët e ministrat nëse duan të bëjnë sikur qajnë hallet.

“Është hipokrizi e madhe çfarë dëgjova më parë, hipokrizi për të vënë duart në kokë. Nivelet e pagave përcaktohen me logjikë që është e një ekspertize të caktuar dhe ka një piramidë pagash. Jua kam thënë që kur flas, i mësoj shumë mirë për fushën që nuk di. Nuk mund të ndërtosh piramidë e të vendosësh presidentin nën një mësues pavarësisht se puna e përditshme mund të jetë më me stres. Nuk mund të kemi prokuror që paguhen më shumë se presidenti. S’mund të kemi gjykatës që paguhet më shumë se Ministri i Drejtësisë.

Doni të bëni këtë qarjen e halleve? S’keni pse t’ja çoni jetimoreve. Hajde vendosni pagë minimale për deputetët. Të paguhen deputetët e ministrat me pagë minimale. Mendoj që nuk i hyhet këtij monopati për t’u tallur me ata që na ndjekin. Nuk e dini ende se shqiptarët kush i merr për budallenj e kollaj, mund të gënjehet për një farë kohe”, tha Rama./A.ZH-dritare.net