Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama-gazetarëve bullgarë: Jeni një turp. Po na mbani peng!

Rama-gazetarëve bullgarë: Jeni një turp. Po na mbani peng!

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Bruksel për samitin e BE-së pati replika me gazetarët bullgarë, të cilët iu drejtuan për të marrë një prononcim. Rama iu drejtua gazetarëve duke thënë se Bullgaria po bën turp, duke mbajtur peng dy vende të NATO-s në rrugën drejt BE.

“Ohh Bullgaria këtu. Jeni një turp teksa mbani peng dy vende të tjera të NATO-s. Nuk pres lajme të mira sot, sepse siç e thashë dje u ngrit optimizmi por këtu jemi dhe është një ditë e re në Europë por jo në Bullgari”, u shpreh ai.