Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama: Forcat e Xhenios ndërhyjnë pas përmbytjeve në Gjirokastër dhe Kurbin

Rama: Forcat e Xhenios ndërhyjnë pas përmbytjeve në

Kryeministri Edi Rama njoftoi pasditen e së premtes se forcat dhe mjetet e Batalionit të Xhenios po ndërhyjnë për pastrimin e rrugëve të bllokuara dhe për rregullimin e shtratit të lumenjve në Gjirokastër, Kurbin dhe zona të tjera të përfshira nga reshjet intensive.

Sipas Ramës, ndërhyrjet po vijojnë me qëllim normalizimin e situatës, garantimin e qarkullimit të sigurt dhe të sigurisë së banorëve.

Postimi i plotë i Kryeministrit Rama:

"Gjirokastër, Kurbin dhe kudo ku situata e reshjeve ka shkaktuar problematika, forcat dhe mjetet e Batalionit të Xhenios po ndërhyjnë për pastrimin e rrugëkalimeve të bllokuara, si dhe për rregullimin e shtratit të lumenjve.

Falenderoj të gjithë punonjësit dhe ekipet që janë në terren dhe të gatshëm të ndërhyjnë për të siguruar qarkullim të sigurt dhe për të parandaluar përmbytjet.", shkruan Rama./K.C/dritare.net