Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama flet për e-Albania-n: Inteligjenca Artificiale do kryejë të gjithë procesin e marrjes së shërbimit për qytetarin

Rama flet për e-Albania-n: Inteligjenca Artificiale do kryejë të

Kryeministri Edi Rama publikoi sot një video nga Kuvendi Kombëtar Rinor i Partisë Socialiste mbajtur më 1 shkurt. Në atë video Rama flet për Diellën aistenten digjitale në E-albania. Rama tha se Diella do ta kryejë të gjithë procesin e marrjes së shërbimit për llogari të qytetarit në gjysmën e dytë të këtij viti.

“Së shpejti Diella, asistentja e digjitale e E-albania që u krijua nga AKSHI, përmes inteligjencës artificiale do të kryejë vetë të gjithë procesin e marrjes së shërbimit për llogari të qytetarit dhe jo në vitin 2030, por në gjysmën e dytë të këtij viti të gjithë do të shohin se nuk do të jetë më nevoja për t’i shkruar, as për t'u penguar në atë procesin e kërkesës për shërbim, por do të mjaftojë Diellës një facetime dhe Diella do e bëjë të gjithën. 47 milionë shërbime ka dhënë e-Albania, gjatë këtyre viteve, 47 milionë rrugë për të shkuar në një sportel dhe 47 milionë qëndrime në rrallë dhe kontakte me punonjësin te sporteli dhe këto shërbime janë marrë nga celulari nga shqiptarët jashtë dhe brenda vendit që kurrë s’do mundnin që të merrnin shërbime pa marrë avionin dhe pa ardhur në Shqipëri.", tha Rama./K.C/dritare.net