 
		                       Rama emëron Enkelejda Muçajn zëvendësministre të Infrastrukturës dhe Energjisë
		                        	E Mërkurë  20 Tetor 2021, 18:06
		                            
		   	    			Dritare.net

Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e sotme ka emëruar Enkelejda Muçajn zëvendësministre të Infrastrukturës dhe Energjisë.
VENDIMI I PLOTE I PUBLIKUAR NË FAQEN E KRYEMINISTRISË
EMËRIM NË DETYRË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Znj. Enkelejda Muçaj emërohet zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë.
 
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                       