
Rama: Do ta tërheq padinë ndaj Ramush Haradinajt!
Dritare.net
Kryeministri Edi Rama tha nga Kosova se do ta heqë padinë për shpifje që ka bërë para disa muajsh ndaj ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj. Rama thotë se po e tërheq padinë jo sepse është e vogël për të, por se është më e madhe ajo që i bashkon.
“Ramushit kam kërkuar takim si të gjithë në selinë e tiij apo në shtëpinë e tij. Shpifja ishte mbi mua, mbi Ramushin, mbi të gjithë. Do ta tërheqë padinë. Do ta tërheq padinë jo se është e vogël për mua, por është shumë e madhe ajo që sot na bashkon të gjithë. Nuk e di çfarë raporti lind mes nesh pas tërheqjes së padisë. Me shpifje apo pa shpifje, Ramush Haradinaj nuk është kryeministri, politikani, është figurë e rëndësishme politike. Reagimi ynë është se kjo është një metodë brutale dhe diskriminuese, që nuk krijon atmosferën për proces të drejtë dhe të barabartë ligjor, sipas meje. Janë ca me doreza të zeza, si komitë me doreza të zeza. e më ndërhyjnë. Shpifja është bërë kaq normale, që është një akt shumë i ulët. Njerëzit mund të habiten për padinë time, por mbi mua janë 22 padi. Gjithë bota është nën shpifjen. Kam bërë 22 padi për shpifje, kryesisht për figura politike. Këtë e kam bërë që djali im kur të rritet dhe të hyjë në google të mos lexojë 1000 të zeza për mua, kur unë edhe nuk do të jem ndoshta, se jetës nuk i dihet. Shpifja në fjalë nuk është e zakonshme, plus shpifja për pazare territoresh është një shpifësi e madhe. Shpifja e Haradinajt u bë bujë e madhe, duke na bërë neve tradhtarë, gjë që nuk është bërë.", u shpreh kryeministri./K.C/dritare.net

















