
Rama: Do rrisim pagat e mjekëve deri në 40%
Dritare.net
Nga qyteti i Beratit, ku inspektoi godinën e Maternitetit të ri, kryeministri Rama, foli për pagat e stafit mjekësor. Ai tha se ende nuk mund të flasë me shifra konkretet, por pas pak ditësh, kur diskutimet të përfundojnë do ta bëjë me dije. E mira s'ka fund tha Rama, por bluzat e bardha, meritojnë një pagë dinjitoze, pa pasur dallim nga vendet e rajonit.
"Qershia mbi tortë është ndërhyrja që do të bëjmë në buxhet për pagat e mjekëve, infermierëve dhe personelit mjekësor. Do bëjmë ndërhyrje të fortë dhe do jetë rritje e konsiderueshme. Akoma s’mund të flasim me shifra finale por besoj se do të arrijmë në 40%. Që po e konkludojmë këto ditë, se duhet kombinuar bashkë me atë të mësuesve dhe plotësojmë një zotim të marrë që do kemi rritje 40% në këtë 4-vjeçar të pagave të mësuesve, duhet të shkojmë atje. Për mjekët dhe infermierët në kushtet aktuale, për të garantuar që cilido që do të ushtrojë profesionin këtu të ketë një pagë që mos të jetë inferiore nga pagat në Gjermani dhe Itali, që mund ta ketë më të lartë, por paguajnë më shumë taksa, kanë më shumë shpenzime, etj. Duke ruajtur dhe bonuesin për ata që lëvizje nga qendra e tyre, por dhe duke financuar në mënyrë dinjitoze ata që janë aty ku janë. E di që e mira nuk ka fund, por të paktën që të kemi një pagë që të jetë super dinjitoze dhe pa pasur dallim nga vendet e rajonit", tha Rama nga Berati./L.F-dritare.net

















