Rama dhe Kurti, bashkë në Vlorë për Pavarësinë
Dritare.net
Shqiptarët nderojnë sot Ditën e Flamurit Kombëtar dhe kremtojnë 112 vjetorin e pavarësisë.
Si çdo vit, Vlora, qyteti simbol i kësaj date të shënuar mbarëkombëtare, mikpriti qindra qytetarë në ceremonialin shtetëror të ngritjes së Flamurit, ku mori pjesë edhe Kryeministri Rama, i cili vendosi një kurorë me lule dhe u përkul në shenjë respekti pranë vendprehjes monumentale të Ismail Qemalit.
Personalitetet më të larta politike të Shqipërisë dhe Kosovës; Presidenti i Republikës Bajram Begaj, Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali, Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ishin pjesë e festimeve që nisën në sheshin e Flamurit me Himnin Kombëtar dhe vijuan me homazhet e zhvilluara në nderim të përpjekjeve dhe sakrificave të patriotëve shqiptarë për pavarësi.
Dita e pavarësisë është një moment reflektimi dhe krenarie për të gjithë shqiptarët, ku vlerësohet historia, kultura dhe identiteti kombëtar./dritare.net