Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama-Brukselit: Ajo që po ndodh me Kosovën është çmenduri. Nën pushtim lëviznin pa viza, sot në liri nuk munden!

Rama-Brukselit: Ajo që po ndodh me Kosovën është

Ajo që po ndodh me çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën është çmenduri dhe një turp. Ky ka qenë qëndrimi i ashpër i kryeministrit Rama në Bruksel sot.

“Një tjetër peng marrje është ajo e Kosovës. Është popullata e vetme në Evropë që nuk mund të lëvizë lirish. Imagjinojeni,. Ara ishin në diktaturën jugosllave dhe mund të lëviznin lirisht. Dhe që kur u liru7an, çlirimtarët e tyre nuk i lejojnë të lëvizin lirisht. Kjo është e turpshme. Unë u thashë dhe ndihem i keqardhur që u ndjeva si të nevojshme, që Serbia është në realitet krejtësisht tjetër. Flasim për një vend ku popullariteti i Putinit është 80% dhe opinioni nuk është i prirur të vrapojë drejt Brukselit por jashtë çdo pritshmërie, edhe times, se sinqerisht nuk e prisja. 3 herë janë harmonizuar me Bashkimin Evropian dhe perëndimin kundër Rusisë, duke votuar edhe për përjashtimin e Rusisë nga këshillit i t6ë drejtave të njeriut. Unë nuk e kuptoj çuarjen e gjërave në kufi në raport me kërkesat për sanksionet. Serbia nuk është në pozicion për të realizuar kaq shumë, kaq shpejt dhe çuarja deri në kufi jep efektin e kundërt! Dhe koston do ta ketë axhenda evropiane e Serbisë dhe popullate e rajonit”, tha Rama./dritare.net