
Rama: Brenda majit Shqipëria do të hapet tërësisht
E Enjte 21 Maj 2020, 13:01
Dritare.net
Kryeministri, Edi Rama u shpreh sot në Kuvend se, brenda majit Shqipëria do të hapet tërësisht. Rama tha se, edhe kufijtë do ta hapen. Kryeministri shtoi se, nëse do të vijë një valë tjetër koronavirusi, do të jetë më e rëndë.
“Brenda majit Shqipëria do të jetë e hapur tërësisht. Kufijtë e Shqipërisë do të jetë të hapur. Ne do të përgatitemi për sezonin turistik. Jo duke i kërkuar që atyre që bëjnë zgjedhjen e gabuar, duke iu kthyer shpinë të madhit Shekspir. Ndërkohë që i kanë sytë të ngulur tek teatri. Nëse do vijë një valë tjetër, do të jetë më e rëndë sesa ajo që kaluam. Edhe për ne, sikur të përsërisim gjerat, duhet ta përballojmë me seriozitet që e përballuam.”,- u shpreh kryeministri./K.C/dritare.net

















