Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama-bizneseve: Ja si të aplikoni për të përdorur hapësirat e plazhit!

Rama-bizneseve: Ja si të aplikoni për të përdorur

Kryeministri Edi Rama, ka ftuar strukturat akomoduese në plazhe, që të aplikojnë në e-Albania, për të marrë leje në mënyrë që të ushtrojnë aktivitetet e tyre përgjatë këtij sezoni turistik. Përmes një video që informon hap pas hapi mënyrën se si mund të aplikohet, kreu i qeverisë shkruan se ky sistem i ri, është mjaft i thjeshtë dhe eviton kostot, po kështu edhe ryshfetet.

Kjo risi thotë kryeministri, do të sjellë më shumë siguri për mbrojtjen e shëndetit, por kështu nuk do të lejojë më zaptimin e plazheve që për 30 vjet u ka nxirë pushimet njerëzve të këtij vendi.

"Subjektet akomoduese apo shërbimi duhet të aplikojnë në e-Albania për marrjen në përdorim të hapësirës së plazhit përgjatë gjithë sezonit 2020, duke marrë përgjegjësi për zbatimin e rregullave dhe mosshmangur asnjë detyrim ndaj qytetarëve, bashkisë, shtetit.

Aplikimi është i thjeshtë dhe mund të bëhet edhe nga telefoni.

Një sistem i ri këtë vit, që siguron transparencë, shmang zvarritjet po edhe allishverishet e të shkuarës dhe garanton paprekshmërinë e plazheve publike

Zero kosto, zero ecejake, zero ryshfet!", shrkuan kryeministri./L.F-dritare.net