Rama: BE të dënojë gjakun e pafajshëm që u derdh në Veri, Serbia kreu akt kriminal!
Dritare.net
Kryeministri Edi Rama ka kërkuar që BE të dënojë sulmin në Veri të Kosovës, ku ngjarjen e së dielës e ka cilësuar si më të rëndin të ndodhur mes Kosovës dhe Serbisë që nga 1999.
Rama tha se në atë sulm u përfshinë kriminelë nga Serbia të cilën kryen një akt kriminal në Veri, duke derdhur gjak të pafajshëm.
“Ne kërkuam dënimin e vrasjes së efektivit të policisë në Veri nga një grup kriminal dhe aktin absurd të nderimit në Serbi të disa kriminelëve të armatosur deri në dhëmb, që u shfaqën në Banjë. Çdo hetimi i mundshëm nuk ndryshon dot këto fakte sat ë thjeshta aq dhe të mjaftueshme për t’u klasifikuar si fakte, në kundërshtim me çdo vlerë dhe parim të Evropës dhe për t’u dënuar nga BE, ku ne duam të bëhemi zyrtarisht pjesë.
Udhëheqja e Kosovës me siguri ka shumë kusure në procesin e normalizimit, qëndrimi ynë këtu ka qenë i njëjtë me BE. Por asnjë nga ato kusure nuk e realitivizon dot peshën e këtyre zhvillimeve të rënda të cilat nuk krahasohen me asgjë të keqe të ndodhur që nga 1999. Jemi përpara derdhjes së gjakut të pafajshëm", tha Rama./M.K-dritare.net