Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama: Ja bashkëpunimi mes QSUT dhe spitalit të Izraelit!

Rama: Ja bashkëpunimi mes QSUT dhe spitalit të Izraelit!

Kryeministri Edi Rama është shprehur se nëpërmjet bashkëpunimit mes QSUT dhe spitalit izraelitë mjekët shqiptarë do të kenë mundësi të bëjnë vizita pune në Sheba Medical Center.

Kreu i qeverisë iu drejtua bluzave të bardha duke u shprehur se ‘do të përzgjidheni nga miqtë tanë izraelitë, jo nga miqtë e miqve tuaj’.

Rama thekoi se mjekët do të kenë mundësi të bëjnë vizita afatshkurta ose afatgjata 1-vjeçare.

“Ka një brum profesionistësh që mund të bëhet një bukë e nivelit më të lartë, janë fjalët e tyre, Ajo që i duhet qendrës është një nivel tjetër menaxhimi, kulturë tjetër menaxhimi, qasje tjetër që ka të bëjë me një traditë që neve na mungon dhe tradita nuk mund të krijohet se thjesht ti ke dëshirë, dhe sado të bësh do kohën e vet, Ajo mangësi e traditës mund të adresohet me aleanca e partneritete.

Jemi në kushtet kur bashkarisht do të zbatojmë një strategji të ngritjes të qendrës në një nivel tjetër.

Dhe çfarë do të ndodhë, do të jetë që në jetën e përditshme të spitalit, duke filluar nga Onkologjiku, do të ketë një sinergji të vazhdueshme. Sot, falë teknologjisë, procesi i bashkëveprimit e konsultimit do të jetë në kohë reale. Ky është angazhimi më madhor që kanë ndërmarrë miqtë tanë izraelitë.

Aspekti tjetër është ai i teknologjisë, nuk është çështje fondesh, por dije. Nëse nuk ke dijen e mjaftueshme për të ngritur një qendre ekselence thjesht mund të blesh një gjë që në fakt nuk është e domosdoshme, është një çështje e një plani strategjik investimi.

Nuk ka njeri që nuk e di që Izraeli nuk është lider botëror, kur vjen puna tek teknologjia spitali Sheba është një pararojat e zhvillimeve teknologjike në mjekësi.

Edhe plani i investimeve në spital do të ketë një oponencë të vazhdueshme dhe do të jetë i asistuar nga këshillat e miqve tanë në Izrael dhe kjo do të na lehtësojë punën, për të bërë hapin e duhur në drejtimin e duhur.

E treta që unë e konsideroj të rëndësishme, është nga njëra anë ndihma strategjike për burimet njerëzore të spitalit, për mjekë, administratorët për të gjitha nivelet e punës, qoftë për vizita pune afatshkurta në Izrael, qoftë për qëndrime afatgjata 1-vjeçare për mjekë që do të përzgjidhen nga miqtë tanë izraelitë, jo nga miqtë e miqve tuaj.

Keni garancinë që edhe nxitja e mëtejshme për të rritur kapacitet tona njerëzore do të bëhet mbi baza meritokratike dhe mbi baza nevoje reale që ka spitali.” – tha Edi Rama /E.P-dritare.net